Kërko | Statistika | Lista e shfryëzuesëve Forumet | Kalendarët | Albumet | Ngjyrat
Peshkatari
Peshkatari ->  Diskutime Gjenerale -> Peshkim -> Shiqo postimet

Je i paraqitur si musafir. ( kyçu | regjistrohu )

KRAPI (Vetem Per KRAP)
Moderatorët: Administrator, Rusi

Shko në faqe : < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... >
Tani je në faqën 4 [25 mesazhe për faqe]
Shiqo diskutimin e mëparshëm :: Shiqo diskutimin e ardhshëm
   Diskutime Gjenerale -> PeshkimFormati i mesazhit
 
Rusi
Postuar 29/1/2010 14:56 (#897 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Veteran Ekstrem

Postime: 430
10010010010025
Lokacioni: Prishtina
Amur ose krap bar (idella Ctenopharyngodon) është një tjetër specie e cyprinid që vjen nga ujërat kineze të lumit "Amur", e cila, më shumë se 4.000 km i gjatë, nis në Rusi, Mongoli dhe përmes pjesëve të mëdha të Kinës dhe rrjedhave në "Oqeani Paqësor). rritet deri ne 30 kg peshkohet ne menyr se si peshkohet edhe krapi.
Top of the page Fund faqe
BlerimDermaku
Postuar 31/1/2010 15:34 (#900 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



1002525
Lokacioni: (Prishtina)
Edhe nje sen amuri ne vendelindjen e tij ne kin mund te arrij ose arrin peshen deri ne 50 kg po tek ne ne europ arrin peshen deri ne 30 kg .

dhe ja keshtu duket amuri : http://www.fisch-gruber.at/wp-content/amur.jpg
Top of the page Fund faqe
BlerimDermaku
Postuar 6/2/2010 16:58 (#907 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



1002525
Lokacioni: (Prishtina)
Nese e kuptoni anglishten qe nje njeri i cili e vertetot se shtaga 3 metershe i ka do perparesi ndaj shtages 3.6 m apo 3.9 m qe jon te dedikume per krap pra ka njerz profesionista qe e paskan vertetu se edhe shtaga tri metershe bon per krap po ne disa raste osht edhe ma e mir , qe linku i videos ( http://link.brightcove.com/services/player/bcpid1726689908?bctid=17... )

Une pervete hala sjom dal enkas per krap po sivjet e kom njet me dal e jom ka marr informata per peshkim te krapit e sipas shumices shtaga per krap eshte 3.6 apo 3.9 metra e gjat po paska njerz profesionist qe ma shum pe pelqejkan shtagat 3 metershe nashta i bon dobi ndokujna kjo video nese e kuptoni anglishte kqyrne pak tung k.l.m.

Qellofshi........
Top of the page Fund faqe
Rusi
Postuar 7/2/2010 21:05 (#909 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Veteran Ekstrem

Postime: 430
10010010010025
Lokacioni: Prishtina
Blerim ti apet qysh dush une t`kom kallxu qe peshk mundesh me nxon edhe me ni hu gardhi po shtaga e krapit duhet me kon 3.60 ose 3.90 Kompania ose fabrika qe prodhon shtaga te krapit ajo i bon 3.60 ose 3.90 po mundet me bo edhe tjera po qe lypen mas shumti jan qeto . Edhe kjo video qe e paske qit ktu kjo mas pari osht lum nuk osht liqe e dyta kjo osht shtag per peshk mat vogel e treta nuk e ka akcionin aq t`madh qe me duru pesh te madhe kjo nuk osht per peshkim ne fellsi. po munet me kon shtaga 3m po me kon akcioni ose librazha shum e madhe e ajo bon po t`kom tregu edhe ne temat ma nalt per punen e shtages shtaga ma e madhe osht ma mir per me manovru me peshk e shum sene tjera po se di a i ke lexu t`pershendes kalofsh mir.
Top of the page Fund faqe
BlerimDermaku
Postuar 8/2/2010 12:33 (#911 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



1002525
Lokacioni: (Prishtina)
Po rus une pot kuptoj ty edhe aty ku e kom shkru se bon shtaga 3 metershe e kom cek se shumica e perdorin shtaga 3.6 ose 3.9 metra po kom thon se ne disa raste bon edhe shtaga trimetershe siq osht cek edhe ne video se kjo osht shum e kjart qa po thu ti shtagat 3.6 apo 3.9 jan standarde per krap kete e kom msu edhe une tash edhe per kete as nuk diskutoj se 99 % e krapistav perdorin shtaga 3.6 apo 3.9 metrave per ate arsye edhe jom tu u kompletu me ksi shtaga qe kysmet ne ver me dal edhe une pak per krap.

Amo un deri tash kom dal ma shum per sykuqe dhe per mlysh i kom marak dhe per peshkim duhet me bo pervoj se teoria te ndihmon po pa pervoj badihava une di shum teori dhe kom msu shum se um ka indersesu peshkimi une siq e kom cek edhe ma heret vjet ja kom nis me peshku e kom dasht me bo pervoj e ja kom nis prej peshqive te vegjel ne fillim me tape e ma von ne thellesi me feeder dhe kom dal shum shpesh e kom pas koxha suksese ndersa tash dua te kaloj ne peshkim te peshqive pak ma te medhenje e ja kom nis edhe me u kompletu me paisjet e duhura per peshqi mat medhaj se deri tash i kom pas shtagat 3 metreve per feeder dhe jon kon shum te mira dhe prap do ti perdori me me korp ushqyese ne thellesi per peshqi si mlyshi , ngjilla , Sykuqja , Fleteverdha e tj. po per peshqi si krapi jom tu u pais me shtaga ma te medhaja qe kan edhe akcion mate madh se pa paisjet e duhura as nuk ka peshkim te sukseseshem as nuk osht inderesante peshkimi .

Tung k.l.m dhe qellofshi...............................
Top of the page Fund faqe
Rusi
Postuar 15/3/2010 12:04 (#924 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Veteran Ekstrem

Postime: 430
10010010010025
Lokacioni: Prishtina
Sivjet po ma mer mendja qe dy liqenet Batllava dhe Badovci kan me u mush plot Batllava veq osht mush edhe badovci sish keq kshtu qe ma mer mendja qe ka me punu mir Krapi. ju pershendes
Top of the page Fund faqe
ggaazzi
Postuar 20/3/2010 23:48 (#928 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Veteran

Postime: 146
10025
Lokacioni: Prishtine
Përshkrim i sendit
Shesim me porosi rrjeta per peshkim ne deti,liqe e lumenje apo dekor i restoranteve.Kualiteti japonez.




--------------------------------------------------------------------------------

Emri: fisher
Telefon: 044986411


Rajon: Prishtinë

SHume me mire eshte ti ndalim keta se sa te ushqejme vendin e te ja thejme ketyre piratve
Top of the page Fund faqe
ggaazzi
Postuar 20/3/2010 23:57 (#929 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Veteran

Postime: 146
10025
Lokacioni: Prishtine
definitivisht njerz nuk jemi kurkun tipi edhe po bane marketing me foto te krapit ne rrjet dhe ne vetem qendrojme duarkryq dhe paguajme per libreza te antarsis
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
http://www.merrjep.com/ViewItem.aspx?itemId=247661
----------------------------------------------------------------------------------
Top of the page Fund faqe
blerim
Postuar 22/3/2010 08:09 (#930 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Shpesh

Postime: 69
2525
Lokacioni: Prishtine
E kisha kuptuar me pas jetu ne Durres apo ne Vlore, po midis Prishtine me te ofruar rrjete peshkimi kjo veq neve na bon vaki
Top of the page Fund faqe
Rusi
Postuar 23/3/2010 15:09 (#931 - përgjegje në #930)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Veteran Ekstrem

Postime: 430
10010010010025
Lokacioni: Prishtina
Po kjo osht puna qe te na thojn qe ka ligj edhe nuk osht kerka ligji per sene tvogla te denojn te qkoqin per qka do koft e per sende qe jon 100 her mat mdhaja kalon shum let si mos me u pas bo send
Top of the page Fund faqe
Vedat
Postuar 24/3/2010 02:05 (#932 - përgjegje në #931)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)


Anëtarë

Postime: 12
0
Allah hile qka koka puna qisaj rrjete kshtu !! A ka naj dyqan qi shesin a veq qishtu neper internet ...
Top of the page Fund faqe
Luki 1
Postuar 9/4/2010 23:27 (#937 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)


Shpesh

Postime: 82
252525
Lokacioni: Prishtinë
Pershendetje te gjitheve,

Fillimisht pasi qe veq jemi ne prag te fillimit te sezones per krap ju uroj te gjithe krapistave sezone te suksesshme.

Po kyqem lidhur me dy çeshtje
- e para rreth shtagave te peshkimit
Blerim, shume mire qe e diskutove kete qeshtje sepse me mire me e diskutue se sa me u shpenzue disa here deri sa te vijsh deri te shtagat adekuate per peshkim te krapit. Pajtohem plotesisht me rusin rreth gjatesise se shtagave 3.60 apo 3.90.
Krapi mund te zihet me çfaredo shtage ne terrenin qe ishte i prezentuar ne ate linkun, mirepo ne terrenet ku ne peshkojme eshte nje qeshtje krejt tjeter,sepse gjatesia e shtagave luan rol jashtezakonisht te madh. E kam fjalen bile rusi dhe une ku peshkojme.

-qeshtja tjeter qe deshta me e diskutue eshte puna e rrjetave qe e prezentoj Gazi.
Eshte momenti i fundit qe dikush nga shoqatat tona te peshkatarise apo Federata te ngreje kallxim penal ne prokurori rreth ketyre gjerave.
E dijme te gjithe qe ne kushtet tona edhe ndoshta nuk do te kete kjo pune kurrfare efekti, mirepo megjithate duhet filluar njehere e pergjithmone, se pari prej nesh çka eshte ne mundesine tone e dikur edhe prokuroria dhe gjykatat do te fillojne edhe ato me zbatimin e ligjit e konkretisht Ligjit mbi peshkatarine.

e kisha pershkruar nje ngjarje qe te ben te mendosh se ligji eshte ligj dhe ai duhet zbatuar.

I denuar per shkak te peshkimit ne anen e gabuar te lumit Rajna

Nje Gjykate ne Gjermani i ka shqiptuar denimin prej 750 euro,nje peshkatari franqez i cili i ka peshkuar 5 peshq ne anen e gabuar te lumit Rajna ne barken e tij, pra ne pjesen Gjermane. Ai ka qene disa dhjete metra ne brendesi te vijes kufitare te lumit ku ndahet kufiri Gjermani - France. Policija kufitare Gjermane e ka kerkuar lejen gjermane t peshkimit nga ai.
Pasi ai nuk ka qene ne pozite t'ju tregoj lejen gjermane te peshkimit, sepse ai e ka poseduar vetem lejen franqeze, policija i ka konfiskuar paisjet dhe Gjykata per Kundervajtje ne Ofenburg i ka shqiptuar denimin ne te holla. prej 750 euro

Konstatimi i Gjykates ka qene" Kufijt neper lumenj egzistojn dhe askush nuk eshte permbi ligjin".


askush nuk ka qene ne gjendje ta konstatoj se peshqit e peshkuar te cilet kane qene shkak i ketij proqesi gjyqesor çfare shtetsije kane patur, gjermane apo franqeze.

pra kjo ndodh ne perendim dhe eshte krejt ne rregull, te shpresojme se edhe nje dite gjera te tilla te kesaj natyre te ndodhin edhe ne gjykatat tona
Top of the page Fund faqe
Rusi
Postuar 11/4/2010 21:03 (#939 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Veteran Ekstrem

Postime: 430
10010010010025
Lokacioni: Prishtina
Pershendetje te gjithve une jom ka gzona shum qe po ja nis sezona e Krapit edhe pse e kemi nja 1 muj ndales po prap osht mir me dal me e pa qysh po ecin punt ka po rrin peshku e shum sende tjera ma merr menja qe sivjet ka me punu gjethka Krapi Batllava dhe Badovci jan mbush me uj. Ne Batllav ka fillu me dal bari nen uj kshtu qe Krapi ka ku mu mshef dhe ka ku me hanger edhe Ruhet prej rrjetave Qellofshi.

Luki kesha pas qef sivjet me u taku dika per peshkim e me bo noj llaf kalofsh mir edhe kshtu nese ki koh ndoni dit dalim pim kafe .
Top of the page Fund faqe
Vali
Postuar 12/4/2010 10:18 (#940 - përgjegje në #939)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)


Veteran

Postime: 179
100252525
Lokacioni: Austri
Luki,

besom se denimet ne Gjermani nuk jane asgje ne krahasim me keto qe i kemi ne ne Austri, per kete arsye Austria njihet se vendi me i njohur per luemnj e liqene te begatshme. Po ta marr nje shembull kur para 5 viteve shkova me nje shok ne nje lume diku 70km larg Vjenes dhe u cudit kur e pa qe e paguva Lejen Krahinore (per cdo krahine te duhet leja e asaj krahine plus leja per lumin ku peshkon) 11 EUR dhe mandej lejen ditore per ate lum 45 EUR. Kur e mori vesh qe kam te drejte me i marr vetem 3 peshqi u tranu krejt. Me tregoi qe e ka nje shok dhe nxen ne te zezen, pa leje, dhe gjithmone merr peshqi me vete. Une i thash se nuk e boj kete send. Pas nja dy vjeteve na ra me familje bashke me shku ne piknik dhe une prape shtagen dhe prape lejen ditore, kete here per liqe. I ra ndermend atij shokut me me tregu se ate shokun e vet e kishin nxone kontrolla dhe e kishin denu ne vend me 880 EUR dhe ia kane konfisku te gjitha mjetet e peshkimit. Mos me harru me permend qe gjyqi per peshkim ne te zezen eshte gjykimi i vetem ku i pandehuri nuk ka te drejte me marr pjese ne seance. Tash, 4 muaj me vone verdikti gjyqesor ka qene me e denu per 10 vjet me ndalim peshkimi, dhe 3800 EUR denim. Pervec kesaj, nja 4-5 muaj me vone i ka shku policia ne shpi dhe ia ka kontrollu banesen dhe ia ka konfisku edhe ato mjete te peshkimit qe i ka pase ne shpi. Para 6 muajve i ka dorezu ky tipi letrat per nenshtetesi dhe e kane refuzu edhe pse i ploteson kushtet. I kane thene se te kane nxane ty peshku ne te zezen dhe e ke dosjen e hapur keshtu qe edhe disa vite mos mendo me apliku per nenshtetesi se vec cka mundohesh.

Tash pak per krap, isha dje ne peshkim te krapit me Flyfishing shtage por vetem nje krap te vogel dhe dy deverika i kapa.
Top of the page Fund faqe
rexha
Postuar 12/4/2010 12:25 (#942 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Shpesh

Postime: 53
2525
Se pari ju pershendes te gjitheve,peshkataret sportiv.

Kam nje porosi per keta qe ofrojn rjeta per peshkim ne "lumejt dhe liqejt te shumte te kosoves"se ta dini mire ky vit do te jet vit i aktiviteteve sportive te peshkimit dhe kursesi aktiviteteve te keqbersive te peshkimit.

Ne si shoqat bashke me kryesin kemi vendose qe te marim masa shum rigoroze per ket lloj peshkimi,she sa per dieni qysh prej startit te ketij viti vetem ne liqenin e Batllaves koleget tan nga shoqata Llapi bashke me koleget nga shoqata Krapi kemi konfiskuar mase 2500 m rrjeta te llojeve te ndryshme dhe sa per dieni kemi angazhuar rrojtare te shumte,edhe vullnetare te nates e mos i perdorni keto mjete se do te ballafaqoheni me ligjin qe e ka aprovuar Kuvendi i Kosovës.

M
Top of the page Fund faqe
rexha
Postuar 12/4/2010 12:32 (#943 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Shpesh

Postime: 53
2525
Keerkoj falje per ket shkrese,dhe falimnderim per te gjithe ata qe lajmrojn per ket lloj te jopeshkimit.

Me respekt

Antare i kryesis Krapi,(kontrollor)

Rexhep Rexhepi
Top of the page Fund faqe
Rusi
Postuar 12/4/2010 14:28 (#944 - përgjegje në #943)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Veteran Ekstrem

Postime: 430
10010010010025
Lokacioni: Prishtina
Rexh pom vjen mir qe jon marr gjith ato metra rrjete po njo e di qe shqiptart sjan normal mas pari nuk kan kultur edhe osht e vertet qe osht ka ruhet peshku sivjet po flas per batllav ma mir se edhe une jam vullnetar qe 2 vite ne shoqaten krapi po menoj per kontrollor amo ish kan mir qe me qen edhe policia e Kosoves se shum ka njoftsi kur na e marrim ni rrjet aj shkon ne polici edhe i thot qekjo osht e jemja edhe e merr prap po ma e mira osht e nxen rrjeten e kall meniher amo menihere edhe nese ka intervenime jo pe marr jo spe marr mundesh me than u kall edhe pik .

Tjetra osht qe une menxi spo pres me fillu me punu krapi edhe me dal mu knaq pak se moti skom nxon Krap ju pershendes Rune peshkun qe me e knaq shpirtin kaloni mir.
Top of the page Fund faqe
rexha
Postuar 12/4/2010 15:13 (#945 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Shpesh

Postime: 53
2525
Po e vertet eshte se kishte pas ndoshta edhe keqperdorime kur nxiren rjetat prej ujit mirpo tani kur kontrollimi behet ma shum naten ateher ato rjeta nuk dergohen ne polici por jesin ne shoqat dhe per qdo nxerje te rjetes kontrolloret shperblehen me shum te caktuar tehollash,rjetat sillen ne shoqat dhe me komision te veqant ato kallen.

Ne raste kur rjetat nxiren me prezencen e Sherbimit policor dhe kur personat jan te njohur qe kan leshuar rjete atyre ateher i leshohet fletparaqitja dhe derisa te vendose Gjykata ato do te jen ne polici,sidoqofte,jemi mirnjohes qe peshkataret sportiv edhe vet i paraqesin rastet ne polici,apo tek shoqata kur ata diktojn nje gje te till,dhe ne do te perpiqemi qe me kohe bashke me polici te reagojm.

Faliminderit Rusi

Rexhepi
Top of the page Fund faqe
Rusi
Postuar 14/4/2010 08:14 (#948 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Veteran Ekstrem

Postime: 430
10010010010025
Lokacioni: Prishtina
Rexh ti a del per Krap hiq edhe ka del ma shum nese del. se sivjet ka me kon interesant peshkimi i krapit po qe se ruhet mir edhe del krapi kish me qen ni knaqsi per peshkatarin .
Top of the page Fund faqe
rexha
Postuar 14/4/2010 09:17 (#949 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Shpesh

Postime: 53
2525
Po dal,e gjithmon me 2 shoket e mi Izetin dhe Hamdin,e shpesh rim nga 2 dite ne Batllav dhe Radonjiq,por sivjet do te jet ma interesant se do ta mbajm edhe garen per Krap,por si udheheqesi ende skemi vendos daten e ndaleses per krap,por sivjet do te shkojm ne nje metode tjeter jo si herave te para,p.sh

Do ta percjellim temperaturen e ujit ne dy liqenet dhe kur temperatura e ujit ne fillim te liqenit arin graden 14-15 C,bashke te dy udheheqesit Llapi e Krapi do ta bejm ndalese peshkimi,dhe gjithmon duke ju lajmruar peshkatarve ca dite perpara dhe tabelat do ti vendosim ne fillim te liqeneve ne te dy anet.
Pasi qe dy udheheqesit Llapi dhe Krapi kemi kontakte te shpeshta dhe vllzrore kemi vendose qe prej tani edhe ne Badovc dhe Batllan te bejm 20 ore rroje me shum persona vullnetare adhurues te peshkimit.

Edhe nje informate se me daten 18/04/2010 shoqata Llapi do ti organizon garen e pare te ciklit te garave ne liqenin e Batllaves kjo informate vjen nga zotri Mirsini kryetar i shoqates Llapi Besian

Me respek

Rexha
Top of the page Fund faqe
Rusi
Postuar 15/4/2010 07:51 (#950 - përgjegje në #949)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Veteran Ekstrem

Postime: 430
10010010010025
Lokacioni: Prishtina
Mir super per garen e krapit koka bo veq ishalla bohen peshkatar ma shum qe me u bo ma interesant gara edhe dashta met vet per qfar peshku don me bo Mirsimi garen ?
Top of the page Fund faqe
rexha
Postuar 15/4/2010 14:01 (#952 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Shpesh

Postime: 53
2525
Gara per peshke te vogel senior,junior
Top of the page Fund faqe
Vali
Postuar 15/4/2010 14:54 (#953 - përgjegje në #519)
Subjekti: RE: KRAPI (Vetem Per KRAP)


Veteran

Postime: 179
100252525
Lokacioni: Austri
pa marre parasysh temperaturen e ujit, ndalesa per Krap duhet me ekzistu nga data 1 deri ne 31 Maj. Temperatura e ujit mundet me ndiku vetem ne zgjatjen e ndaleses
Top of the page Fund faqe
rexha
Postuar 15/4/2010 15:48 (#954 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Shpesh

Postime: 53
2525
Val

Sa per Informate
Ndoshta keq e ke kuptuar shkresen time,,por duhet ditur se kushtet atmosferike diktojn gjithkun qe ndalesat per peshkim te llojeve te ndryshme te peshkut
te behen sipas periodave e kur eshte fjala per krap ti ndoshta e ke mir por duhet ditur se krapi shumzohet ne kohen kur temperatura e ujit arin 18-22 grad heret ne mengjez e rall ne mbremje dhe kur ka ere te lehte te rymave ujore.
Ket e kam lexuar para 30 viteve ne enciklopedin Kroate prej nje studiusi per krap Doktor i ketij profesioni,andaj keto rregullohen ne ket menyre,mirpo prap po them se ndoshta keto kushte jan ballkanike me klime gati te njejte dhe do te veprojm sipas kushteve e jo sipas kalendareve.
Ne liqenin e Gazivodes ku prumja e ujit eshte gjithmon nga Ibri shum i ftohte sipas eksperiences sime dhe vet e kam pare me ca shoke para ndoshta 20 viteve qe krapi atje i leshojke vezet ne mujin Korik,per ket kam deshmi te peshkatarve qe sjan ne ket forum por qe jan krapagji qe 30 vite,se kam qen bashke me ta.

Do tia bejm siq eshte ma se miri per mbrojtjen e krapit kur edhe vet ju pershkataret duhet percjellur dhe te gjithe se bashku te veprojm meniher.

FLM
Top of the page Fund faqe
Rusi
Postuar 16/4/2010 08:16 (#955 - përgjegje në #519)
Subjekti: Re: KRAPI (Vetem Per KRAP)



Veteran Ekstrem

Postime: 430
10010010010025
Lokacioni: Prishtina
Mir e ka Rexh per punen e Krapin se krapi nuk i lshon vot pa e arrit temperaturen e duhur uji , edhe deshta diqka tjeter me shtru si pytje ktu a ka munsi qe krapi i leshon vezet 2 here gjat vitit ?????????
Top of the page Fund faqe
Shko në faqe : < 1 2 3 4 5 6 7 8 9 ... >
Tani je në faqën 4 [25 mesazhe për faqe]
Shko në Forum :
Kërko në këtë forum
Verzion për printer
E-mail link për këtë diskutim

(Fshi thërmijat)
© 2002-2014 Forum Peshkatarësh